|
05/01/2003 |
|
|
|
Perfaqesues te Komunitetit te Sant Exhidios, te cilet ndodhen ne Tirane prej dy ditesh, zhvilluan dje nje konference me perfaqesues te politikes shqiptare, te shoqerise civile dhe te komuniteteve fetare ne Shqiperi. Ne diten e 10-vjetorit te hyrjes ne Shqiperi te misionit te Komunitetit te Sant Exhidios, pjesemarresit ne kete takim vleresuan rolin e tij, nen drejtimin e Vincenco Palias, vecanerisht ne marredheniet mes mazhorances dhe opozites ne Shqiperi, duke u shnderruar ne nje faktor stabiliteti per klasen politike shqiptare. Zv/kryeministri dhe minister i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, ne fjalen e tij, falenderoi kete komunitet per ndihmen qe i ka dhene Shqiperise ne kapercimin e krizes se vitit 1997 dhe me pas edhe ne vitin 1999, per perballimin e fluksit te refugjateve kosovare. Ndersa, Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, ne fjalen e tij vleresoi veprimtarine e ketij komuniteti, "si nxites te rilindjes se shqiptareve dhe te vlerave te tyre humane". Nga ana e tij, kryepeshkopi Metropolit i Tiranes dhe i Shqiperise, Anastas Janullatos, falenderoi komunitetin e Sant Exhidios, per rolin ne afrimin dhe bashkejetesen e besimeve te ndryshme fetare ne Shqiperi, si dhe ndihmen gjate vitit 1999 me refugjatet kosovare. Ndersa Anxhelo Masafra, President i Konferences Ipeshkvore shqiptare, deklaroi se "marredheniet e ketij komuniteti me Shqiperine kane filluar ne momentet me te veshtira per vendin tone" dhe e cilesoi kete komunitet si "nje mjet te paqes dhe te kultures". Nderkohe, drejtuesi i Komunitetit te Sant Exhidio (Rome), Vincenco Palia, u shpreh dje ne Tirane, se "sa here qe eshte e nevojshme te kuptohet ajo qe eshte e mire per Shqiperine, ne i nxisim te gjithe faktoret te gjejne ate qe i bashkon ne te mire te perparimit te vendit". Palia e vleresoi takimin e zhvilluar dje mes perfaqesuesve te ketij komuniteti dhe personaliteteve shqiptare "si shembull qe njerezit, edhe pse u perkasin perspektivave te ndryshme, te bashkepunojne per gjetjen e rrenjeve te perbashketa qe ndihmojne zhvillimin e vendit". Duke vleresuar rolin e bashkepunimit te ngushte mes popujve e kombeve ne bote, Palia nenvizoi se, "vetem te bashkuar popujt do te mund te zhvillohen, ne te kundert, nese qendrojme te vetmuar e te ndare, asnje prej tyre nuk shpeton dot". Komuniteti i Sant Exhidios ka kontribuar ne Shqiperi, ne stabilitetin politik, duke ndermjetesuar mes politikaneve shqiptar per arritjen e marreveshjeve te rendesishme ne momentet te veshtira, ku me e rendesishmja vleresohet marreveshja e vitit 1997 per njohjen e rezultatin te zgjedhjeve te 29 qershorit.
|