Comunità di S.Egidio


 

05/01/2003


Urdheri "Nene Tereza" per Vincenco Palia

 

Presidenti i Republikes Alfred Moisiu, me rastin e 10 vjetorit te fillimit te misionit te Komunitetit te Santt Exhidios ne Shqiperi, dekoroi me urdherin "Nene Tereza", Imzot Vincenco Palia "per kontributin e Tij te madh ne pajtimin e politikes shqiptare dhe ne identifikimin e saj me vlerat demokratike". Nje perfaqesi e ketij komuniteti, i kryesuar nga Vincenco Palia mberriti dy dite me pare ne Tirane, ne kuader te nje konference me rastin e 10 vjetorit te hyrjes ne Shqiperi te ketij urdheri. Ky komunitet fetar eshte teper i njohur ne Shqiperi per rolin ndermjetesues te tij mes politikaneve shqiptare. Me ndermjetesimin e tij jane arritur gjate ketij dhjetevjecari marreveshje te rendesishme mes forcave politike ne momente teper te rendesishme, ne vitin 1991 dhe 1997. Pas ngjarjeve te pranveres '97, forcat politike shqiptare rane dakort me negociimin e ketij komuniteti te njihnin rezultatin e zgjedhjeve te 29 qershorit. Gjate ceremonise se dekorimit, Presidenti Moisiu nenvizoi se aktiviteti i komunitetit te Sant Exhidios, "ka sjelle frymen e mirekuptimit, dialogut dhe bashkepunimit, aq te domosdoshme per kapercimin e tensioneve, konflikteve dhe momenteve te krizave politike ne shume vende". Ai vuri ne dukje rolin qe luan ky komunitet ne shume aspekte te rendesishme, si ne ndihmen humanitare per shtresat sociale me te rrezikuara, ne nxitjen e dialogut mes komuniteteve, njerezve, feve, ne ndertimin e urave te bashkepunimit aty ku konfliktet politike i benin ato te pamundura, etj. Pala shqiptare, tha Moisiu, ka vullnetin dhe gadishmerine per te bashkepunuar me kete komunitet ne fusha dhe ceshtje qe cojne ne rritjen e harmonise dhe sigurise rajonale. Ndersa Imzot Vincenco Palia nenvizoi se e ardhmja e Shqiperise eshte ne Europe dhe kete fakt, sipas tij, e verteton miqesia qe ekziston mes Europes dhe Shqiperise.