Comunità di S.Egidio


 

05/01/2003


Komuniteti Sant'Egidio ne Shqiperi, 10 vjet histori

 

Politikanet shqiptare duhet te respektojne ende marreveshjen qe nenshkruan ne vitin 1997 nepermjet urdhrit te Sant'Egidios! Ky ishte mesazhi qe dha dje konferenca e zhvilluar me rastin e 10-vjetorit te hyrjes se urdhrit te komunitetit fetar katolik te Sant'Egidios ne Shqiperi. "Pakti i marreveshjes shqiptare te '97 mbetet nje simbol i kompromisit dhe per kete duhet te respektohet ne te ardhmen nga ne politikanet", deklaroi lidhur me kete fakt, lideri i opozites, Sali Berisha. Nje gje te tille pohoi edhe ish-zv/kryeministri shqiptar gjate vitit 1997, Tritan Shehu i cili ka qene prezent gjate nenshkrimit te marreveshjes midis forcave politike shqiptare ne Rome. Ishte pikerisht komuniteti i Sant'Egidios qe ndermjetesoi marreveshjen e cila solli krijimin e qeverise se pajtimit kombetar. Sipas Shehut, tashme shume gjera ne politiken dhe jeten shqiptare do te ishin ndryshe nese do te ishin respektuar deri me nje pikat e kesaj marreveshje. "Ajo ishte nje marreveshje me opsione krejt politike te cilat nese nuk u respektuan me vone ky nuk ka qene aspak faji i marreveshjes dhe komunitetit te Sant'Egidios, por i atyre qe nuk e kuptuan rendesine e saj", pohoi Shehu. Te te njejtit mendim kane qene edhe perfaqesuesit e komunitetit te Sant'Egidios. Sipas tyre, marreveshja e vitit 1997, ku pozita dhe opozita rane dakord per te krijuar qeverine teknike, ne ate kohe e kryesuar nga Bashkim Fino per te nxjerre vendin nga kaosi ishte mjaft e vlefshme per ate moment delikat te historise se Shqiperise. Por e tille duhej te ishte edhe tani kur duket se askush nuk kujtohet me per respektimin e saj. Gjate dites se djeshme, perfaqesia e komunitetit fetar katolik te Sant'Egidios ne Shqiperi pervec punimeve te konferences, ka zhvilluar edhe takime te shumta me politikanet shqiptare. I mberritur para dy ditesh ne Tirane, kreu i ketij komuniteti Vinceso Palia eshte takuar me ministrin e Puneve te Jashtme, Ilir Meta si dhe me kryetarin e Partise Demokratike, Sali Berisha. Keto takime jane pasuar edhe nga ato me presidentin shqiptar, Alfred Moisiu.


Saint'Egidio, mesazhe paqeje ne Shqiperi

Komuniteti fetar katolik i Saint'Egidios eshte vleresuar ne takimet e djeshme per mesazhet e qarta te paqes dhe ndihmes qe i ka dhene Shqiperise. "Ju keni luajtur rol jo vetem ne ndihmen humanitare me shtresat sociale me te rrezikuara ne Shqiperi, por edhe ne nxitjen e dialogut midis komuniteteve, njerezve, feve dhe shteteve. Por mbi te gjitha roli juaj ka qene ne ndertimin e urave te bashkepunimit aty ku konfliktet politike i benin ato te pamundura" u shpreh presidenti Moisiu. Ndersa lideri demokrat Berisha ka cilesuar rolin pozitiv te komunitetit te lartpermendur ne rilindjen e feve dhe te demokracise ne Shqiperi. "Per kete, ne kemi nje pakt te shkelqyer me te. Ai sherben njerezve, vecanerisht kur muri i injorances ndan besimet e medha nga mosnjohja dhe kur korruptimi i fese nga politika deshirojne ta vene ate under edhe vete qyteterimit" Berisha ka shtuar nder te tjera edhe rolin e komunitetit te Saint'Egidios gjate momentit kur simboli i demokracise ne Kosove, Ibrahim Rugova u shpall si heretik dhe donte te debohej nga regjimi serb. Ndersa, per ish-zv/kryeministrin shqiptar i cili ka qene edhe nje nga nenshkruesit e marreveshjes se permendur, Tritan Shehu, ajo ka qene e rendessihme pasi permbante detyrimin e njohjes se rezultatit te zgjedhjeve elektorale edhe nga forca elektorale e cila i humbte ato. Nga ana tjeter, ajo parashikonte edhe lirine per reformen zgjedhore. "Pikerisht, per kete arsye, nese ajo do te ishte respektuar, shume gjera edhe ne kete aspekt tani do te ishin krejt ndryshe" u shpreh gjate diskutimit te tij, Shehu.


Cili eshte urdhri i Sant'Egidios?

Komuniteti i Sant'Egidios eshte krijuar ne vitin 1968 ne krueqytetin e Italise, Rome. Ne ate periudhe kjo nisme eshte ndermare nga nje grup studentesh te cilet ishin te drejtuar nga 20-vjecari Andrea Ricardi. Ne ditet e sotme, ky komunitet i fese katolike, ka zgjeruar aktivitetin e tij humanitar ne 60 vende te botes te shperndara ne 4 kontinente. Ky komunitet numeron rreth 40 mije anetare, nje pjese e te cileve kane dhene kontributin e tyre gjate dhjete vjecarit te fundit ne Shqiperi. Urdhri i Sant'Egidios ka hyre ne vendin tone gjate vitit 1991. Komuniteti ne fjale eshte ndermjetes i disa marreveshjeve politike te arritura ne Shqiperi. Ketu futet ajo e vitit 1992 dhe 1997, te cilat perkojne me momente teper delikate te jetes politike shqiptare. Ajo e vitit 1997, ka te beje me faktin qe opozita dhe pozita rane dakord qe te krijonin nje qeveri teknike, ne ate kohe e kryesuar nga Bashkim Fino e cila do te nxirrte vendin nga kaosi.


Ja ndihma konkrete qe i eshte dhene Shqiperise:

Qe nga viti 1991, komuniteti i Sant Egidios eshte impenjuar ne ndihmen kundrejt femijeve te semure me talasemi, tumor, leucemi etj. Nje sektor tjeter i ndihmes qe kane ofruar perfaqesuesit e komunitetit te Sant'Egidios ne Shqiperi ka qene edhe ai per sistemin arsimor. Brenda shkollave te ristrukturuara nga ana e ketij komuniteti, eshte arritur qe te sistemohen rreth 35 mije nxenes shqiptare. Vetem 10 mije prej tyre, i perkasin zonave te thella te rretheve Lezhe, Kavaje dhe Kukes. Por brenda periudhes se viteve 1993-1999, ky komunitet ka ndihmuar edhe 30 shkollat me te varfra te zonave te Tiranes, Shkodres dhe Beratit. Nga ana tjeter, me ndihmen e Ministrise se Jashtme Italiane, ky komunitet ka arritur te ndertoje 13 qendra shendetesore jane ngritur ne krahinat me te varfra te vendit. Ne to, rreth 20 mije femije te moshave 0.3 vjec jane ndjekur nga perfaqesuesit e ketij komuniteti per vizita dhe mjekime kunder semundjeve ngjitese. Nje nga keto qendra te ndertuara eshte edhe ajo e Kukesit e cila arriti te jape nje ndihmese mjaft te madhe per refugjatet kosovare te mberritur ne kete krahine gjate periudhes se muajve mars-qershor 2000. Nje projekt tjeter teper i rendesishem i ndermarre nga perfaqesuesit e komunitetit te Sant Egidios ne Shqiperi ka qene edhe ai i luftes kunder semundjes se poliomelitit gjate periudhes 1998-1999. Ajo ka ndihmuar 130 pacientet e semure nga kjo semundje, por edhe 200 femije te tjere te cilet u trajtuan nga ky komunitet per nje vit te tere me ane te medikamenteve speciale kunder semundjes se fjale. Gjate vitit 1999, u prashikua dhe u realizua fakti qe ky komunitet te mbulonte edhe kerkesat qe vinin nga rajoni i Kosoves per sherimin e kesaj semundje te rende. Vetem gjate krizes kosovare, kur ne Shqiperi ne nje kamp numeroheshin edhe 15 mije kosovare, u arrit qe mjeket e ketij komuniteti te sheronin nga seundje te ndryshme rreth 4700 kosovare. Pikerisht, ndihma ndaj komunitetit kosovar qe mberriti ne Shqiperi gjate periudhes mars-qershor 2000 perben edhe nje nder shenjat kryesore qe ka lene ndihma e urdhrit te Saint'Egidios ne Shqiperi.

Eglantina Nasi