Comunità di S.Egidio


 

05/01/2003


Jane shprehur per rolin e komunitetit Saint'Egidio

 

Sali Berisha:
- Komuniteti fetar Saint'Egidio ne Shqiperi ka ruajtur nje dialog konstant per cdo problem madhor te qeverive dhe politikes shqiptare. Une gjate kohes qe kam qene president, e kam ndjere ate si nje mik te afert, por edhe te gjithe shqiptareve. Komuniteti i Saint'Egidios ka ndihmuar mjaft ne rilindjen e feve dhe te demokracise shqiptare. Per kete, ne kemi nje pakt te shkelqyer me te. Ai sherben njerezve, vecanerisht kur muri i injorances ndan besimet e medha nga mosnjohja dhe kur korruptimi i fese nga politika deshirojne ta vene ate kunder edhe vete qyteterimit. Komuniteti i Saint'Egidios ka dhene nje rol te cmueshem ne momentin kur simboli i demokracise ne Kosove, Ibrahim Rugova u shpall si heretik dhe donte te debohej nga regjimi serb. Por mbi te gjitha gjate marreveshjes se vitit 1997 me forcat politike shqiptare. Ajo nuk u respektua nga ata qe paten veshtiresi per ta zbatuar, por le te lutemi qe do ta zbatojne ne te ardhmen sepse mbetet simbol i drejtesise.

Tritan Shehu:
- Une kam qene nje nga deshmitaret e nenshkrimit te kesaj marreveshje ne Rome gjate qershorit 1997 se bashku me z.Sabri Godo, z.Fatos Nano etj kur ishim vetem nje hap larg luftes civile. Nenshkrimi i kesaj marreveshje u mundesua nga vete mjeshrti i artit te kompromisit, dom Vincenzo Palia. Marreveshja e inicuar nga ai ishte e tille qe edhe nese ndonje nga koleget nuk e nenshkroi per momentin, me vone u be padiskutimisht pjese e saj. Kjo per vete faktin sepse brenda marreveshjes ne fjale paraqitej detyrimi i njohjes se rezultatit te zgjedhjeve elektorale edhe nga forca elektorale e cila i humbte ato. Nga ana tjeter, ajo parashikonte edhe lirine per reformen zgjedhore. Pikerisht, per kete arsye, nese ajo do te ishte respektuar, shume gjera edhe ne kete aspekt tani do te ishin krejt ndryshe. Por fakti qe kjo marrveshje nuk u respektua deri ne fund, nuk do te thote aspak se u be per faj te saj. Ishte ndodhta faji yne qe nuk kishim ate shkolle te larte emancipimi sa te kuptonim mesazhet e saj.

Leonardo Palombi, drejtues i konferences
- Komuniteti yne i Saint'Egidios edhe gjate ketij viti nuk do ta harroje Shqiperine. Drejtuesit e tij kane parshikuar nje numer te madh projektesh per vendin tuaj edhe ne 2003. Sipas ketyre te dhenave, me do te realizojme nje projekt per shendetin e nenave shqiptare. Ndersa, nje projekt tjeter qe ka te beje me problemet shendetesore shqiptare do te jete edhe ai per zgjidhjen e problemeve te femijersise se pare ne vendet e veriut te Shqiperise. Ajo qe do ta kurorezoje kete projekt, eshte fakti i nje edukimi shendetesor qe ne do te ndermarrim ne vendin tuaj. Te gjitha keto do te jene te realizuara me ane te teksteve te posacme ne gjuhen shqipe. Keto projete ne i kemi realizuar dhe jemi duke i realizuar edhe ne vende te tjera si ato te Afrikes pershembull.

Eglantina Nasi